Ndali Sitin, Everton ‘dërgon’ Arsenalin te titulli
Dramë në Everton-Siti. Skuadra e Pep Guardiolës sheh t’i ikë titulli kampion… Dështimi i Mançester Sitit në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premier League të hënën në mbrëmje i shkakton mjaft trazira dhe mund t’i kushtojë titullin kampion në Premier League. Ekipi i Guardiolës barazoi 3-3 me Everton, duke shmangur humbjen vetëm në minutën e 97-të pas perlës së Doku por duke rënë pesë pikë larg liderëve të ligës, Arsenalit. Megjithatë, ‘qytetarët’ kanë ende një ndeshje kundër Kristal Palasë për të luajtur. Nga ana tjetër Çelsi vijon të dështojë. Sot i mundi Notingham Forest 3-1 në Stamford Bridge, duke i dërguar ata në vendin e nëntë./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al