Narvaez fiton e etapën e 11-të, e treta në Giro d’Italia

Narvaez fiton e etapën e 11-të, e treta në Giro d’Italia

Një tjetër fitore në Giro d’Italia numër 109-të, e ekuadorianit Jhonatan Narvaez që mori fitoren e tij të tretë, duke mbërritur triumfues në Chiavari. Çiklisti i Emirateve të Bashkuara Arabe mundi Enric Mas në një garë të barabartë (i dyti), dhe Diego Ulissi që kompletoi podiumin. Nuk kishte shenja përplasjeje midis çiklistëve të GC, me pelotonin që po i afrohej tre minutave dhe Eulalio që mbante rehat fanellën rozë. Pas njëmbëdhjetë etapash, mbrojtësi i Giro d’Italia 2026 është vetëm një: Jhonatan Narvaez. Ekuadoriani kurorëzon një tjetër shkëputje fituese dhe shënon një hat-trick personal në rrugët e Giro d’Italia të 109-të, duke festuar në Chiavari pas sukseseve të tij të shkëlqyera në Cosenza dhe Fermo. Ndërkaq portugezi Afonso Eulalio mban fanellën rozë për të shtatën ditë...