Napoli në ankth për të ardhmen. Conte-De Laurentiis, ndarja gjithnjë e më e mundshme
28 Prill 2026 13:56 Alfred Lleshi Qielli mbi “Castel Volturno” nuk ka qenë kurrë kaq i zymtë dhe këtë herë fusha e blertë ka vetëm një pjesë të fajit. Marrëdhënia mes Antonio Conte dhe Aurelio De Laurentiis është në pikën më të ulët, duke rrezikuar ndarjen e parakohshme. Sipas “Il Mattino”, shkëndija erdhi nga SHBA, ku deklaratat e presidentit e kanë irrituar Conte, i cili kërkon unitet dhe diskrecion. “Antonio është një person serioz, nuk do të më linte kurrë në momentin e fundit”, – tha ADL, fjalë që duken si paralajmërim për një largim. Edhe De Laurentiis ka pakënaqësi për menaxhimin teknik dhe “murin” e trajnerit në disa çështje. Ai beson se ka dhënë “carta bianca” dhe një pagë të lartë, por mungon harmonia....
Burimi:
telesport.al