Muriqi firmos me Fenerbahçen turke, shpreson të ruajë ritmin e golave që pati me Majorkën
Adriatik BALLA Merkato po sjell befasi të shumta dhe një nga emrat që ndryshoi ambient që në këtë fazë të parë të merkatos ishte Vedat Muriqi, që la pas Majorkën dhe ka zgjedhur të luajë në Turqi me një skuadër që e ka provuar më parë fanellën e saj. Kështu, Vedat Muriqi është larguar nga Majorka si golashënuesi më i mirë i skuadrës në La Liga dhe i është bashkuar Fenerbahçes. Sulmuesi shtatlartë i Kosovës ka vendosur për klubin e madh turk, pasi Majorka nuk arriti ta sigurojë qëndrimin në La Liga edhe për një edicion tjetër. Muriqi largohet nga ishulli spanjoll me 58 gola të shënuar e 12 asistime në 155 paraqitje. “Mirë se vjen në familjen tonë, Vedat Muriqi”, ka shkruar klubi i...
Burimi:
sot.com.al