Mungon goli në “Emirates”, por Arsenal shkon në gjysmëfinale. Bayern nxjerr jashtë loje Realin (video)
Arsenal dhe Bayern janë dy gjysmëfinalistët e fundit të këtij sezoni në Champions League. “Topçinjtë” kanë barazuar pa gola ndaj Sporting Lisbon në ndeshjen e kthimit dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë, sigurojnë biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen me Atletico Madridin. Një ndeshje e mërzitshme kjo e sotmja, ku rastet ishin me pikatore. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Geny Catamo, anësorit të Sporting, u përplas në shtyllën e majtë. Rasti i dytë i rrezikshëm ishte në minutën e 84-të, ku goditja me kokë e Leandro Trossard përplaset në shtyllë. Sfida mbyllet 0-0, nis festa në “Emirates”. Ashtu siç edhe pritej, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit...
Burimi:
telesport.al