Mourinho vendos kushte për rikthimin te Real Madridi: Dua kontroll mbi merkaton dhe zero ndërhyrje

Mourinho vendos kushte për rikthimin te Real Madridi: Dua kontroll mbi merkaton dhe zero ndërhyrje

12 Maj 2026 11:16 Alfred Lleshi José Mourinho ka vendosur dy kushte të qarta për të marrë drejtimin e Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle. Trajneri portugez kërkon të ketë rol aktiv në merkato, jo për emra konkretë, por për pozicionet që skuadra duhet të përforcojë. Kushti i dytë lidhet me autonominë totale në menaxhimin e grupit, pa ndërhyrje nga drejtuesit apo figura të tjera të klubit. Sipas “AS”, Mourinho dëshiron që çdo sektor në klub të ketë përgjegjësitë e veta, ndërsa ai të ketë kontroll të plotë mbi dhomën e zhveshjes dhe aspektin teknik. Portugezi beson se kjo është mënyra e vetme për ta rikthyer disiplinën dhe kompetivitetin te madrilenët pas një sezoni me shumë tensione dhe luhatje. Mourinho, që drejtoi Real Madridin nga viti...