Mourinho shtyn vendimin për të ardhmen: Të mërkurën erdhi oferta e Benfica, por thashë “jo”
15 Maj 2026 13:01 Alfred Lleshi Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Estoril, José Mourinho foli edhe mbi të ardhmen e tij, mes zërave që e lidhin me rikthim te Real Madridi. Trajneri portugez zbuloi se Benfica i ka paraqitur një ofertë rinovimi: “Të mërkurën agjenti im mori ofertën me shkrim nga Benfica. Dhe unë thashë: Jo, nuk dua. Tani nuk dua asgjë. Të dielën, po”. I pyetur për kontaktet me Real Madridin, Mourinho ishte i prerë: “Me Real Madridin nuk kam pasur kontakte. As me presidentin dhe as me ndonjë person të rëndësishëm të klubit”. Ai shtoi se java e ardhshme do të jetë vendimtare: “Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time”. Sipas tij, edhe Benfica duhet ta planifikojë sezonin e ri:...
Burimi:
telesport.al