Mourinho: Milito më i fortë se Lautaro, askush nga ky Inter nuk do të kishte luajtur tek Interi im

Mourinho: Milito më i fortë se Lautaro, askush nga ky Inter nuk do të kishte luajtur tek Interi im

9 Maj 2026 10:29 Alfred Lleshi Mes së kaluarës dhe ambicies për t’u rikthyer te Real Madridi, gjithnjë e më pranë realitetit, José Mourinho foli për “Sportweek” duke mbetur besnik stilit të tij “Special One”. Trajneri portugez bëri krahasime të forta mes Interit të tripletës dhe atij aktual: “Vendimi më i vështirë i karrierës sime? Të largohesha nga Interi. Megjithatë do ta bëja sërish, sepse sapo kisha fituar Champions League, Kupën e Italisë dhe ‘scudetton’, më pas shkova te Real Madridi”. Më pas erdhi deklarata që po bën bujë: “Më pëlqejnë shumë lojtarët e Interit aktual, por askush prej tyre nuk do të kishte luajtur në skuadrën time të tripletës. Lautaro Martínez? Preferoj Diego Milito. E dua Lautaron, por Militon e dua trefish, sepse po...