Mourinho ka kërkuar me ngulm Bastonin, Inter i mbyll derën njëherë e mirë Real Madridit. Reagon Marotta

Mourinho ka kërkuar me ngulm Bastonin, Inter i mbyll derën njëherë e mirë Real Madridit. Reagon Marotta

28 Maj 2026 17:10 Telesport Për shkak të zgjedhjeve elektorale për postin e presidentit të Real Madridit, është shtyrë zyrtarizimi i Jose Mourinho në krye të klubit madrilen. Rikthimi i “The Special One” në Madrid pritet të shoqërohet me disa përforcime të bujshme. Një nga emrat e kërkuar me ngulm nga Mourinho është Alessandro Bastoni. Me një reagim të fundit të presidentit të zikaltërve, Beppe Marotta, Inter tregon që nuk ka ndërmend të heq dorë nga lojtari dhe ai është i lumtur në klubin e tyre. “Mendoj se tifozët tanë mund të jenë të qetë me situatën e Bastonit. Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet, është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet. Besoj se Bastoni do të qëndrojë...