Mourinho i prish punë Barcelonës ende pa u zyrtarizuar si trajneri i ri i Real Madridit. “El Clasico” nis nga merkato
23 Maj 2026 22:17 Telesport Ende pa u zyrtarizuar si trajneri i ri i Real Madridit, gjë që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme, Jose Mourinho ka filluar që tani me përforcimet e para që synon të bëjë në verë. CalcioMercato zbulon se “The Special One” ka zgjedhur Alessandro Bastoni-n si profilin dhe lojtarin e duhur për të forcuar qendrën e mbrojtjes, një repart që ka pasur shumë probleme këtë sezon. Me rikthimin e Mourinho te “Los Blancos”, mesa duket “El Clasico” do të nisë që në verë, në merkato, pasi Alessandro Bastoni është objektivi i madh i katalanasve për mbrojtjen. Në anën tjetër, Inter është i vendosur për të lejuar largimin e Bastonit vetëm për një ofertë 70 milionë euro. Një...
Burimi:
telesport.al