Modriç zgjat me Milanin, kroati: Jam gati, krenar për këto ngjyra

Modriç zgjat me Milanin, kroati: Jam gati, krenar për këto ngjyra

Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, dhe tani fakt: Mesfushori 40 vjeçar Luka Modriç do ta veshë përsëri fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Një marrëveshje njëvjeçare me vlerë rreth 3.5 milionë euro neto plus bonuse. Klubi kuqezi njoftoi: “AC Milan njofton se Luka Modrić ka nënshkruar një kontratë për një sezon shtesë, deri më 30 qershor 2027. Një pikë qendrore e mesfushës së kuqezinjëve që nga mbërritja e tij, Luka ka vënë përvojën dhe cilësinë e tij në shërbim të ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Një nga lojtarët më të fortë dhe më përfaqësues në botë, kroati do të vazhdojë udhëtimin e tij me fanellën e Milanit, për të cilën bëri 37 paraqitje dhe shënoi dy gola sezonin e kaluar, me ambicien për të...