Modrić zgjat karrierën. “Maestro”, gati të qëndrojë edhe një vit te Milani

Modrić zgjat karrierën. “Maestro”, gati të qëndrojë edhe një vit te Milani

1 Maj 2026 12:15 Alfred Lleshi Edhe pse mendimi nuk është kthyer ende në vendim, e ardhmja e Luka Modrić duket se po shkon drejt një tjetër viti me fanellën e Milanit. Do të ishte e vështirë të largohej kështu, me një dëmtim dhe pa përshëndetur siç duhet “popullin” e tij të ri. Ndërkohë, shokët e skuadrës kanë muaj që përpiqen ta bindin të qëndrojë, ndërsa dëshira për të përjetuar edhe një tjetër aventurë në Champions, nën dritat që meriton një kampion si ai, mbetet e fortë. Sigurisht, në horizont është një Botëror që mund të mjaftonte për t’i dhënë fund karrierës. Por do të mungonte “pasillo de honor”, përkulja e fundit ndaj një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Milani ka opsion për rinovim, por nuk do ta...