Modric-Milan, mori fund. Kroati nuk dëshiron të qëndrojë, mund të rikthehet te Reali
26 Maj 2026 14:19 Alfred Lleshi Luka Modric e kishte imagjinuar ndryshe fundin e aventurës me fanellën e Milanit. Ndoshta me një xhiro të fundit në “San Siro”, mes duartrokitjeve, pas një sezoni si protagonist. Në vend të kësaj, imazhi i fundit i kroatit mbetet ai i një kampioni të zhgënjyer dhe të zbrazur, pas dështimit për të arritur objektivin kryesor, kualifikimin në Champions League. Edhe pse bëri maksimumin, ai nuk arriti ta ndryshonte fatin e skuadrës. Madje besoi deri në fund te rikthimi europian, aq sa përshpejtoi rikuperimin pas dëmtimit në mollëz vetëm për të qenë ndaj Cagliarit. Rinovimi njëvjeçar dukej formalitet, pasi Modric kishte gjetur harmoni me Massimiliano Allegrin dhe klubin, por ai kërkonte garanci teknike dhe sportive për projektin. Dështimi për Champions ndryshoi...
Burimi:
telesport.al