MMA premton spektakël në “Most Valuable Promotions”: Rousey, Diaz e Ngannou rikthehen në kafaz në eventin madhështor
Këtë fundjavë, në Inglewood të Kalifornisë, do të zhvillohet eventi i MMA-së (artet marciale mikse) organizuar nga “Most Valuable Promotions”. Në kafaz do të ngjiten disa nga ikonat e arteve marciale mikse. Edhe pse asnjë nga duelet që do të zhvillohen nuk është për titullin kampion, pasi ky event nuk organizohet nga UFC, rëndësia e tij është e madhe. Madje edhe shikueshmëria pritet të arrijë majat. Në kafaz do të duelojnë ikonat Ronda Rousey, Francis Ngannou dhe Nate Diaz. Dy të parët janë ish-kampionë bote, ndërsa “gangsteri” Diaz njihet për dy duelet e famshme të zhvilluara ndaj Conor McGregor. Sportistët kanë mbërritur të hënën në Kaliforni pas një përgatitje të gjatë, ndaj në kafaz priten duele të forta dhe spektakolare. Me interes pritet rikthimi i...
Burimi:
telesport.al