Mjafton “përbindëshi” Kane. Bayern Munich “spektakël” ndaj Stuttgart në pjesën e dytë dhe fiton Kupën e Gjermanisë (video)
23 Maj 2026 21:57 Telesport Bayern Munich ka fituar trofeun e dytë për këtë sezon pas titullit kampion, Kupën e Gjermanisë. Në finalen e madhe të luajtur në “Olympiastadion” në Berlin, Bayern Munich ka mposhtur 3-0 Stuttgart. Pjesa e parë ishte disi e mërzitshme dhe pa ndonjë rast konkret nga të dy ekipet. Finalja u zhbllokua në minutën e 55-të, ku pas një krosimi të Michael Olise, ishte i zakonshmi Harry Kane që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 61-të, Konrad Laimer humb shansin e artë për të dyfishuar, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Në minutën e 80-të, ishte sërish Kane i cili dyfishoi shifrat. Fillimisht, anglezi goditi shtyllën, më pas gjeti rrjetën, pas asistit të Luis Diaz. Në minutat...
Burimi:
telesport.al