Mjafton goli i Saka, Arsenal siguron finalen e Champions League (video)
5 Maj 2026 22:52 Telesport Arsenal është ekipi i parë finalist i këtij sezoni në Champions League. “Topçinjtë” kanë fituar 1-0 ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të luajtur në “Emirates”. Ndeshja e parë në “Metropolitano” ishte mbyllur në barazim 1-1. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa shumë zhvillime, goli erdhi në fund të saj. Një moment i diskutueshëm ishte ai i minutës së 35-të ku pati një kontakt brenda në zonë mes Leandro Trossard dhe Antoine Griezmann, por arbitri hodhi poshtë pretendimet e londinezëve për penallti dhe vazhdoi lojën normalisht. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Trossard e grushtuar nga Jan Oblak, ishte Bukayo Saka i cili gjendej në kohën dhe...
Burimi:
telesport.al