Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Bushi publikon listën e Kombëtares U21

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Bushi publikon listën e Kombëtares U21

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde. Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”. Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar: Portierë : Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho Mbrojtës : Zylyf...