Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk thërret asnjë nga ata që dështuan të kualifikojnë axurrët në Botëror
Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, me trajnerin Silvio Baldini i cili do të jetë përkohësisht në drejtimin e saj, duke lënë për atë periudhë punën e tij me skuadrën U21 të të kaltërve. Dhe duket se trajneri ka vendosur që për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, të mos thërrasë asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, emrat që dështuan në rrugëtimin e të kaltërve drejt Botërorit 2026. Ai ka zbuluar se ftesa do të ketë vetëm për futbollistët e ekipit U21. “Meqë jam trajneri i U21 dhe Gatuzo ka dhënë dorëheqjen. Për dy ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë do të ftoj vetëm lojtarë të U21. Është një akt i vendosur nga logjika, jo nga kuraja. Trajneri që do të vijë...
Burimi:
vizionplus.tv