Miqësore me Maqedoninë e Veriut, Kombëtarja U14 nis grumbullimin në Korçë
Përfaqësueset e moshave kanë një kalendar të rëndësishëm ndeshjesh në këtë periudhë, kush me miqësoret e të tjerë me ndeshjet zyrtare kualifikuese në kuadër të Europianit të moshave. Ndërkohë, vjen një lajm i ri. Kështu, miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut bëjnë që Kombëtarja U-14 të nisë nga dje grumbullimin në Korçë e trajneri Vitobello fton 21 lojtarë. Kombëtarja shqiptare U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor. Trajneri i Kombëtares U-14, Françesko Vitobello, ka ftuar 21 lojtarë. Vetëm 7 futbollistë vijnë nga akademitë e futbollit jashtë vendit si Milan, Tottenham, Inter, Frankfurt, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development...
Burimi:
sot.com.al