Minikrizë tek Egnatia, kampionët nuk fitojnë prej… tri javësh
Barazimi i fundit i Egnatias në Ballsh përballë Bylisit bëri që rrogozhinasit të mos jenë më të vetëm në krye të klasifikimit, duke e ndarë tashmë vendin e parë me Vllazninë. Një ndalesë që në pamje të parë nuk duket dramatike, por që në fakt ka thelluar një periudhë jo të mirë për kampionët në fuqi. Edhe pse ende në krye të Superiores, rezultatet e javëve të fundit kanë futur Egnatian në një minikrizë, e cila po shfaq gjithnjë e më shumë sinjale alarmi. Skuadra e Edlir Tetovës nuk po transmeton më sigurinë dhe stabilitetin që e karakterizoi deri më tani. Loja mbetet nën kontroll në pjesë të mëdha të ndeshjeve, por momentet e shpërqendrimit dhe gabimet individuale po kushtojnë shtrenjtë, duke bërë që avantazhet...
Burimi:
gijotina.com