Milani, revolucion shumë i kushtueshëm. “Gropë” 90 milionë euroshe mes shkarkimeve dhe mungesës në Champions
“Revolucioni” te Milani rezulton tepër i shtrenjtë. Mjaftoi një komunikatë e shkurtër që Gerry Cardinale të “fshinte” çdo siguri në klubin kuqezi, duke i fajësuar të gjithë për dështimin sportiv të sezonit. Kështu erdhën njëkohësisht shkarkimet e Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadës. Pas humbjes së rëndë ndaj Cagliarit në “San Siro”, drejtimi i klubit u trondit plotësisht. Një zgjedhje drastike që do të ketë pasoja të mëdha financiare dhe ndoshta edhe në merkaton e verës. Bilanci i Milanit do të vuajë jo vetëm mungesën e rreth 70 milionë eurove nga Champions League, por edhe kostot e kontratave të drejtuesve të larguar. Klubi do të vazhdojë të paguajë pagat e Allegrit, Furlanit, Tares dhe Moncadës deri në skadimin e marrëveshjeve të tyre,...
Burimi:
telesport.al