Milani nxjerr në shitje Rafael Leaon, kuqezinjtë vendosin çmimin për “kokën” e portugezit
Rafael Leao duket gjithnjë e më pranë largimit nga Milani, duke sinjalizuar fundin e një bashkëpunimi që ka zgjatur prej disa sezonesh. Sulmuesi portugez kishte lënë të kuptohej që në përfundim të sezonit se ishte i gatshëm të niste një aventurë të re, ndërsa tashmë edhe drejtuesit e klubit italian duket se janë të hapur për ndarjen. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milani nuk e konsideron më Leaon pjesë të projektit të ardhshëm dhe ka dhënë sinjale të qarta për një transferim të mundshëm. Klubi thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit, duke i informuar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo ofertë serioze për kartonin e tij. Kuqezinjtë e vlerësojnë Leaon rreth 60-70 milionë euro dhe synojnë ta shesin përfundimisht. Megjithatë,...
Burimi:
ntv.al