Milani ëndërron “Tonali-bis” me Jasharin, do të zëvendësojë Modrić dhe nuk do të shitet

Milani ëndërron “Tonali-bis” me Jasharin, do të zëvendësojë Modrić dhe nuk do të shitet

1 Maj 2026 11:26 Alfred Lleshi Të dielën është radha e Ardon Jashari. Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori shqiptaro-zviceran është gati të zëvendësojë të dëmtuarin Luka Modrić në ndeshjen ndaj Sassuolo. Pavarësisht dëmtimit dhe integrimit të ngadaltë në hierarkinë kuqezi, Milani vazhdon të besojë te lojtari në fjalë dhe nuk ka ndërmend ta nxjerrë në merkato, as në huazim dhe as për shitje përfundimtare. Objektivi i klubit është të krijojë një “Tonali-bis”, duke lënë pas një sezon të parë të vështirë dhe shpërthyer në të dytin, siç ndodhi me Sandro Tonali. Drejtuesit besojnë, por edhe vetë lojtari, i cili synon të shfrytëzojë mungesën e fituesit të “Topit të Artë” në këtë fund sezoni për të fituar më shumë hapësirë dhe minuta. I blerë për mbi...