Milan shkatërron sezonin, mbetet jashtë Champions-it. Roma bën detyrën, Como shkruan historinë (video)

Milan shkatërron sezonin, mbetet jashtë Champions-it. Roma bën detyrën, Como shkruan historinë (video)

Milan ka shkatërruar gjithë sezonin me humbjen e sotme 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliarit. Kuqezinjve iu duhej vetëm një pikë sonte për të siguruar vendin për në Champions League, por dolën me kokën ulur nga fusha pas 90 minutave. Vendasit gjetën golin që në minutën e 2-të me Alexis Saelemaekers. Miqtë barazuan shifrat me Gennaro Borrelli, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 57-të, Juan Rodriguez shënon me kokë, pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Zhgënjim i madh në “San Siro”, Milan mbetet jashtë Champions-it. Roma ka bërë më së miri detyrën, duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Veronës. Verdhekuqtë gjetën avantazhin falë...

TË FUNDIT

MË SHUMË