Milan prezanton goditjen e dytë për këtë verë. JA DETAJET (foto)
10 Korrik 2026 20:35 Telesport Milan ka zyrtarizuar pak më parë përmes në postimi në faqen zyrtare të klubit trasferimin e Mario Gila. Spanjolli ka firmosur për 5 vite, pra deri në vitin 2031. Kuqezinjtë paguan 25 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse për kartonin e tij te Lazio. Por kryeqytetasit përfitojnë vetëm gjysmën e kësaj shume, pasi pjesa tjetër i takon Real Madridit, që zotëronte mbi 50% të të drejtave të lojtarit. Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe kalimit me sukses të testeve mjekësore, ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Mario Gila është goditja e dytë për epokën e Ruben Amorim, pas transferimit të Gonçalo Ramos për një shifër rekord mbi 70 milionë euro.
Burimi:
telesport.al