Milan gjen sulmues në La Liga, ka shënuar 18 gola këtë sezon. Ka një çmim “ideal” për kuqezinjtë

Milan gjen sulmues në La Liga, ka shënuar 18 gola këtë sezon. Ka një çmim “ideal” për kuqezinjtë

24 Maj 2026 17:11 Telesport Toni Martínez ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Alaves në La Liga në aspektin personal, ku ka shënuar 14 gola në kampionat dhe katër të tjerë në Kupën e Mbretit. Forma e mirë e treguar nga sulmuesi 27-vjeçar ka ngjallur interesin e Milanit. Martinez duket profili ideal për sulmuesin që kërkojnë kuqezinjtë, i cili së pari duhet të ketë një çmim të përballueshëm. Së dyti, Martinez nuk do të vijë në “San Siro” si një yll global, por si një sulmues i dobishëm, punëtor dhe i aftë për të shfrytëzuar mundësitë para portës. Klauzola e largimit të tij nga Alaves është 8 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga Milan.

TË FUNDIT

MË SHUMË