Milan bie në Reggio Emilia, Sassuolo “spektakël” ndaj kuqezinjve (video)

Milan bie në Reggio Emilia, Sassuolo “spektakël” ndaj kuqezinjve (video)

3 Maj 2026 17:01 Telesport Sassuolo ka fituar 2-0 ndaj Milanit, në sfidën e javës së 35-të të luajtur në “Mapei Stadium – Città del Tricolore”. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Ardon Jashari në zonën e tij dhe kundërsulmi të shpejtë të vendasve, ishte Domenico Berardi, i cili dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 24-të, gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për kuqezinjtë pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë. Fikayo Tomori merr dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe largohet nga fusha. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit, të cilët e nisin edhe pjesën e dytë shumë mirë duke gjetur golin që në fillim. Ishte francezi Armand Lauriente,...