Mikel Merino është “asi nën mëngë” i Spanjës. Belgjika dorëzohet në fund (video)

Mikel Merino është “asi nën mëngë” i Spanjës. Belgjika dorëzohet në fund (video)

Spanja mund 2-1 Belgjikën dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Francën. Në sfidën e luajtur në “SoFi Stadium” në Los Angeles, Spanja vuajti shumë ndaj Belgjikës, duke fituar në minutat e fundit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një krosimi të Pedro Porro nga krahu i djathtë, fillimisht ishte Dani Olmo që goditi, por u ndal nga Thibaut Courtois. Fabian Ruiz ndoqi aksionin deri në fund dhe shtyu topin në rrjetë. Në minutën e 41-të, në të parin rast të rrezikshëm, Belgjika gjen golin e barazimit me Charles De Ketelaere, i cili shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Timothy Castagne. Ky është goli i parë që Unai Simon dhe Spanja pësojnë në Botëror. Pjesa e parë...