Messi më i fortë se dhimbja dhe lajmet e rreme, me mendjen tek Austria dhe rekordet e reja
20 Qershor 2026 12:05 Alfred Lleshi Babai i Lionel Messit është i sëmurë dhe gjendja e tij është serioze, një situatë që do ta ndërlikonte tashmë Botërorin e tij. Për më tepër, u përhap një lajm i rremë për vdekjen e të atit, i cili më pas u pasua me kërkesa faljeje, lot dhe dorëheqjen e gazetares që e publikoi këtë “fake news”. Megjithatë, Messi vazhdon të stërvitet me kombëtaren argjentinase dhe të fokusohet te turneu, i mbështetur nga atmosfera pozitive e krijuar nën drejtimin e Lionel Scaloni. Kampionët e botës në fuqi përshkruhen si një grup i bashkuar, me miqësi të forta dhe pa përçarje, të cilët kanë fituar së bashku Kupën e Botës në Katar, dy “Copa America” dhe “Finalissima”. Messi mbetet pikë...
Burimi:
telesport.al