Messi: Goli im i preferuar në Botëror? Nuk i mbaj mend të gjithë, mund të kisha shënuar më shumë se 18
“Jam shumë i lumtur, veçanërisht për fitoren, e cila ishte shumë e rëndësishme, për të arritur gjashtë pikët dhe për kualifikimin.” Ishte një mbrëmje magjike për Lionel Messi, që foli për mediat pas fitores 2-0 ndaj Austrisë. Ai arriti rekordin e 18 golave në Kupat e Botës. “Ishte një ndeshje e vështirë, madje luftuam, por kjo është Kupa e Botës,” vazhdoi Messi, që i pyetur për golin e tij të preferuar në Botëror duket i pavendosur. “Në fakt, nuk i mbaj mend të gjithë tani, jam pak i lodhur, duhet të rikuperohem… Dua ta shijoj këtë moment me shokët e mi të ekipit. Pesë gola pas dy ndeshjeve të Kupës së Botës është një shifër e rëndësishme, por mund të kisha shënuar më shumë”, tha...
Burimi:
telesport.al