Messi është i pandalshëm, rekordet që “shkatërroi” me tripletën ndaj Algjerisë
Pak orë para se ai të ngjitej në arenë, ata dy të rinjtë, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, kishin shënuar nga dy gola me Kombëtaret e tyre dhe të gjithë po flisnin për epokën që ata po ndërtojnë në arenën e madhe të futbollit. Messi ndërkohë me siguri ndodhej i ulur në një cep të dhomës së zhveshjes, teksa përgatitej për ndeshjen me Algjerinë, me telefonin në një dorë duke parë golat e “të rinjve” dhe në dorën tjetër duke pirë çajin e tij të preferuar, “mate”. Nënqesh pak, por nuk thotë asgjë, asnjë fjalë, sepse gjithnjë e ka bërë këtë në fushën e lojës me vepra. Vjen momenti i tij, 3:00 me orën shqiptare, 21:00 me atë të Kansasit në Misuri. Arenën e njeh,...
Burimi:
opinion.al