Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Argjentina ka mposhtur 2-0 Austrinë, në sfidën e luajtur në Arlington në Texas, e vlefshme për grupin J, ndeshjet e dyta. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Leo Messi shleu shpejt gabimin dhe gjeti rrjetën me një goditje me të majtën, pas asistit të Facunda Medina. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Argjentinën. Në minutën e 55-të, Marcelo Sabitzer ekzekuton një goditje dënimi shumë të rrezikshme, por Emiliano Martinez reagon në kohë. Në minutën...