Messi apo Maradona? Agüero: Ja më i miri i të gjitha kohërave, dua që debati të mbyllet këtu
20 Qershor 2026 12:26 Alfred Lleshi Argjentina e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026. Mes më të emocionuarve për debutimin fitues të “Albiceleste” ishte edhe Sergio Agüero. Ish-sulmuesi, sot komentator në ESPN, ishte i pranishëm në Kansas City për të ndjekur ndeshjen e parë të ekipit dhe mikun e tij të jetës, Lionel Messi. Edhe pse po rikuperohet nga një dëmtim në tendinën e Akilit, që pësoi në mars gjatë një ndeshjeje miqësore, Agüero, nuk mungoi në këtë moment të rëndësishëm. Pas fitores së thellë ndaj Algjerisë, ai u shpreh: “Çfarë mund të them? E keni parë të gjithë çfarë ndodhi. E kam lëkurën me mornica, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Unë kam kohë që jam tërhequr, por ai...
Burimi:
telesport.al