Mesi ndihet i entuziasmuar: Hera e parë që do të luaj ndaj Anglisë, janë superfuqi e futbollit
Argjentina eleminoi Zvicrën dhe do të përballet tashmë me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Lionel Mesi ndihet i entuziasmuar për këtë sfidë. Ai ka thënë pas ndeshjes se është hera e parë për të që do të luajë kundër Anglisë dhe kjo e bën më të veçantë në sytë e tij. “Të përballem me Anglinë do të jetë e veçantë! Është hera ime e parë që luaj kundër Anglisë. Kam luajtur kundër pothuajse të gjithëve përveç tyre. Ata janë një ekip i shkëlqyer, një superfuqi futbolli, është gjithmonë emocionuese të përballesh me kundërshtarë të tillë”, ka deklaruar Lionel Mesi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com