Mesfushorët më të mirë në historinë kuqezi. Gullit, Kaká dhe Ancelotti në “Hall of Fame” të Milanit

Mesfushorët më të mirë në historinë kuqezi. Gullit, Kaká dhe Ancelotti në “Hall of Fame” të Milanit

23 Prill 2026 15:10 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti, Ruud Gullit dhe Ricardo Kaká hyjnë zyrtarisht në “Hall of Fame” si mesfushorët më të mirë në historinë e Milanit. Këtë e bën të ditur vetë klubi kuqezi në një komunikatë, duke theksuar se bëhet fjalë për “një vlerësim prestigjioz, i dhënë nga tifozët milanistë në mbarë botën, pas një procesi votimi që shpërbleu aftësinë e tyre për të mishëruar pasionin dhe vlerat e klubit, si dhe sukseset e arritura gjatë karrierës me fanellën kuqezi”. Me këtë fanellë, Gullit dhe Kaká kanë mahnitur breza të tërë tifozësh dhe kanë fituar “Topin e Artë” në vitet 1987 dhe 2007, ndërsa Ancelotti, përpara se të bëhej trajner i madh, ishte lider teknik në fushë nën drejtimin e Sacchi. Emrat...