Mes bestytnive dhe ushqimit, pse Vinicius ha gjithmonë atë frut para se të luajë

Mes bestytnive dhe ushqimit, pse Vinicius ha gjithmonë atë frut para se të luajë

Mes bestytnive, ushqimit dhe kërkimit të performancës perfekte, edhe kampionët kanë zakonet e tyre. Një nga më të veçantat i përket Vinicius Jr., sulmuesit të Real Madridit dhe Brazilit, i cili është parë shpesh duke ngrënë copa ananasi pak para fillimit të ndeshjeve. Ky zakon u vu re para sfidës së Brazilit me Marokun, fitores ndaj Haitit dhe në “El Clásicon” e janarit 2024 kundër Barcelonës, ku realizoi një tripletë. Braziliani ndjek një regjim ushqimor të kontrolluar nga një shef personal, ndërsa ananasi është thjesht një nga frutat e tij të preferuar. Sipas ekspertëve të intervistuar nga “L’Équipe”, ananasi siguron pak karbohidrate, ujë dhe freski, të dobishme sidomos në temperatura të larta. Disa copa përmbajnë 5-10 gramë karbohidrate, duke ofruar një burim të lehtë energjie...