Merkato e legjionarëve, Asllani kthehet në stërvitje me Interin, Muriqi firmos me Sasuolon

Merkato e legjionarëve, Asllani kthehet në stërvitje me Interin, Muriqi firmos me Sasuolon

Adriatik BALLA Disa lojtarë të Kombëtares janë kthyer pranë skuadrave të tyre, pra klubeve që kanë kartonin, duke synuar që të rikthehen në ditët e tyre më të mira, sikurse ndodh me mesfushorin e përfaqësueses tonë Kristjan Asllani. Natyrisht jo të gjithë, pasi ka mjaft lojtarë që janë duke kërkuar skuadër të re për sezonin e ri. Ka dhe prej atyre që kanë spikatur si të huazuar dhe klubet kanë vendosur që të qëndrojnë aty ku e mbyllën sezonin, sikurse ndodh me portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi. Ka edhe futbollistë që gëzojnë status të mirë me klubet e tyre, por klubet nuk janë në lartësinë e kërkuar, sikurse ndodh me Vedat Muriqin, i cili vështirë se do të pranojë të qëndrojë te Majorka...