Meksikë-Afrikë e Jugut, publikohen formacionet e sfidës hapëse të Botërorit
Meksikë-Afrikë e Jugut ngre siparin e Botërorit. Ndeshja hapëse, luhet sot më 11 qershor, duke nisur nga ora 21:00. Meksika që është edhe një nga vendet mikpritëse të Kupës së Botës duket më favorite edhe për historinë që ka te pjesëmarrjet në këtë aktivitet. Statistikat janë në anën e skuadrës meksikane që nuk e ka humbur asnjë nga ndeshjet hapëse në 7 Botërorët e fundit, 5 fitore dhe 2 barazime. Meksika konsiderohet edhe favorite në Grupin A ku ndodhet dhe Koreja e Jugut e Çekia. Afrika e Jugut ka pjesëmarrjen e saj të katërt në një Kupë Bote, por nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e grupeve. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje. FORMACIONET ZYRTARE: Meksika: Rangel; Reyes, Montes,...
Burimi:
javanews.al