Meksika paralajmëron Anglinë, nuk kanë humbur kurrë në fortesën e Azteka në një botëror

Meksika paralajmëron Anglinë, nuk kanë humbur kurrë në fortesën e Azteka në një botëror

2 Korrik 2026 12:47 Telesport Meksika dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë në Kupën e Botës. Pasi mposhtën lehtësisht 2-0 Ekuadorin, djemtë e trajnerit Aguirre do të përballen me Anglinë ne ndeshjen e raundit të 16-tave. Ndeshja do të luhet në Mexico City, në stadiumin Azteca, në shtëpinë e tyre. Një stadium ku janë luajtur faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit dhe, mbi të gjitha, ku meksikanët ndihen të pamposhtur. Meksika nuk ka humbur kurrë në Azteca në njëmbëdhjetë ndeshjet e luajtura aty deri më tani, në tre edicione të Kupës së Botës (1970 e 1986 dhe së fundi 2026). Shifra që trembin edhe një kombëtare si Anglia. Një kartëvizitë e shkëlqyer përpara raundit të 16-tave, duke shtuar në performancën e përsosur të Meksikës në...