“Më pëlqen shumë”, Boga për yllin e ri të Juves: Bën gjëra që të tjerët nuk i bëjnë
10 Gusht 2026 20:47 Telesport Sulmuesi i krahut i Juventus-it, Jeremie Boga, foli për Sky Sport në lidhje me yllin e ri të ekipit Kerim Alajbegovic: “Mendoj se ishte shumë i mirë. Më pëlqen të shikoj shumë video, kështu që e njihja tashmë. “Ai ka cilësitë që na duhen, më pëlqen shumë si lojtar. “Është i paparashikueshëm, bën gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, kështu që ka cilësitë që na duhen”. 18-vjeçari u transferua këtë verë nga Leverkusen tek Juventus për 30 milionë euro, shumë kjo që klubi bardhezi do ta paguajë në katër këste. Gjithashtu në marrëveshje jaë të përfshirë edhe bonuse deri në 5 milionë euro nëse arrihen objektivat e paracaktuar. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.
Burimi:
telesport.al