Ish-ylli i Barçës paralajmëron: “Real-i kërkon hakmarrje dhe Mourinho është kthyer”
10 Gusht 2026 20:21 Telesport Ansu Fati, ish-ylli i Barcelona-s, i cili luan për Monaco, beson se La Liga do të jetë shumë e luftuar dhe interesante sezonin e ardhshëm. Fati tha për gazetën AS: “Barcelona me Gordon, Adeyemi dhe ndoshta Rodri? Në futboll askush nuk mund ta dijë. Ndryshon nga një vit në tjetrin. Ka dy ose tre vite në të cilat një skuadër është më e mirë se një tjetër. “Real Madridi gjithashtu po nënshkruan lojtarë të mirë dhe ka shumë lojtarë të shkëlqyer dhe Mourinho është rikthyer gjithashtu në skuadër, kështu që mendoj se kampionati do të jetë shumë i luftuar”, tha ai. Sulmuesi ka shtuar: “Real Madrid nuk është aspak i kënaqur sepse Barcelona ka fituar gjatë gjithë këtyre viteve. Do...
Burimi:
telesport.al