Barça ka gati planin B, nëse dështon Alvarez vjen ylli i Serisë A

Barça ka gati planin B, nëse dështon Alvarez vjen ylli i Serisë A

Barcelona e ka identifikuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez si objektivin e tyre kryesor për të forcuar sulmin e tyre, megjithëse negociatat me Atletico Madrid nuk duken të thjeshta. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi katalanas e konsideron Alvarezin si opsionin ideal për të udhëhequr sulmin për vitet në vijim. Situata kontraktuale e lojtarit dhe kërkesat financiare të Atletico Madridit, megjithatë, po e detyrojnë Barcelona-n të peshojë skenarë të ndryshëm. Një nga këta skenarë ka të bëjë me Lautaro Martinez, një alternativë e fortë që ka admirimin e Deco dhe trajnerit Hansi Flick. Sulmuesi i Inter-it është plani rezervë nëse katalanasit dështojnë të përfundojnë marrëveshjen me Alvarez. Barcelona e njeh mirë Lautaron. Argjentinasi ka qenë në radarin e tyre më parë, dhe emri i tij është...