Me mendjen te PSG, Bayern pëson humbjen e dytë të sezonit. Hoffenheim befasohet në fund nga Stuttgart (video)
2 Maj 2026 17:29 Telesport Bayern Munich ka pësuar humbjen e dytë për këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët janë mundur 2-3 nga Heidenheim në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku gjeorgjiani Budu Zivzivadze shtyu topin në rrjetë pas një krosimi në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes bavareze. Në minutën e 30-të, Dinkci dyfishoi shifrat për Heidenheim. Në minutën e 43-të, Leon Goretzka ngushtoi shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit. Leon Goretzka barazoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Michael Olise. Miqtë gjetën sërish golin e avantazhit dhe të fitores me Zivzivadze, i cili shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Arijon Ibrahimovic, i...
Burimi:
telesport.al