Me mendjen diku tjetër, PSG mposhtet në shtëpi nga Lyon. Endrick me gol dhe asist (video)

Me mendjen diku tjetër, PSG mposhtet në shtëpi nga Lyon. Endrick me gol dhe asist (video)

19 Prill 2026 22:45 Telesport Supersfida e javës së 30-të në Ligue 1, ajo mes PSG-së dhe Lyonit është mbyllur 1-2 për miqtë. Në minutën e 6-të, braziliani i huazuar nga Real Madrid gjeti golin, pas një asisti perfekt të portugezit Afonso Moreira. Në minutën e 18-të, Endrick i kthen “nderin” me një super asist Moreira-s, i cili shënon golin e dytë për miqtë. Në 17 ndeshje me Lyonin, Endrick 7 gola dhe 7 asiste. Në minutën e 32-të, Goncalo Ramos gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur shansin e artë për të ngushtuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Lyonin. Goli i vetëm për parizienët do të vinte në minutat shtesë me Khvicha Kvaratskhelia, por që vlen sa për statistikë.  Gjerogjiani...