Më 7 qershor 2026/ Federata e Futbollit e Kosovës: Kanë dalë në shitje biletat e miqësores ndaj Andorrës

Më 7 qershor 2026/ Federata e Futbollit e Kosovës: Kanë dalë në shitje biletat e miqësores ndaj Andorrës

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën, e cila do të zhvillohet më 7 qershor 2026. Takimi do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, me fillim nga ora 20:00, ndërsa interesimi i tifozëve pritet të jetë i lartë. Njoftimi i plotë: Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen miqësore Kosovë – Andorrë, e cila zhvillohet më datë 7 qershor 2026 në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Çmimet e biletave: • Veri & Jug — 10€ • Lindje — 20€ • Perëndim — 30€ • VIP — 100€ VINI RE! Një person mund të blejë deri në katër bileta. Procedura se si...