McLaren korr suksesin e parë sezonal me Norris, në podium Verstappen e Antonelli, zhgënjen Ferrari
Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 (pista e Hungaroring). Ky është suksesi i parë sezonal për kampionin e botës në fuqi, në një garë ku bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që arriti të rezistojë gati gjysmën e garës me gomat e buta. Në podium (vendi i tretë) u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, që përballoi me sukses sulmet e Ferrari në fundin e garës. Në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, por e humbi atë pozicion pas një penaliteti me 5 sekonda. Britaniku zbriti në vendin e pestë, duke...
Burimi:
telesport.al