Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
Shqipëria po zhvillon këtë të shtunë ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e teknikut të ri, Rolando Maran, vetëm pak ditë pas humbjes 0-1 me Izraelin. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 1-0 të Luksemburgut, falë golit të realizuar nga Danel Sinani në minutën e 8-të. Shqipëria reagoi pas golit të pësuar dhe mori kontrollin e lojës për disa minuta, por pa arritur të krijojë raste të pastra shënimi. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 19-të, kur Kristjan Asllani provoi nga distanca, por portieri Tiago Pereira kontrolloi pa vështirësi. Në minutën e 32-të, Asllani u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë. Pak minuta më vonë, një episod tensioni në zonë pas një kontakti mes Kristjan Asllanit dhe Enes...
Burimi:
sot.com.al