“Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, zhvillohet takimi i rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”

“Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, zhvillohet takimi i rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”

Federata e Futbollit vijon angazhimin e saj për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët, duke u bërë pjesë e projektit ndërkombëtar “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, një nismë që zbatohet nga Terre des Hommes në Shqipëri, Rumani, Kosovë dhe Greqi. Në kuadër të këtij projekti u zhvillua takimi lançues, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Shqiptare të Basketbollit, Terre des Hommes Albania dhe agjencisë lokale të përzgjedhur për implementimin e projektit në Shqipëri. Projekti synon të forcojë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve në sport dhe të promovojë një kulturë sigurie, respekti dhe mirëqenieje për të gjithë fëmijët që angazhohen në aktivitetet sportive. Në fazat e ardhshme do të organizohen fokus-grupe me futbollistë dhe...