“Mbepe? Nuk më interesojnë emrat, këtu vendos unë”, Arbeloa: Po nuk i pëlqeu, të presë trajnerin tjetër
Kilian Mbapeja nuk e përtypi lehtë lënien në stol mbrëmjen e djeshme dhe menjëherë doli publikisht kundër trajnerit të tij. Por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Alvaro Arbeloas. Ky i fundit ka lënë mënjanë diplomacinë dhe e ka bërë të qartë përpara gazetarëve se nuk i interesojnë emrat e lojtarëve. Ai ka deklaruar se vendimet i takojnë atij dhe se nëse dikujt nuk pëlqejnë këto vendime, atëherë duhet të presë për trajnerin e radhës te Reali i Madridit. “Nuk ka ndodhur kurrë që t’i kem thënë Mbapesë se është sulmuesi ynë i katërt. Ndoshta e ka keqkuptuar. Nuk e kam thënë kurrë. Është e qartë për mua se një lojtar që nuk mundi të udhëtonte me ekipin pak ditë më parë nuk mund të...
Burimi:
sportekspres.com