Mbappé sfidon Yamal-in për finalen e Botërorit. Bota “mban frymën” për Francë–Spanjë

Mbappé sfidon Yamal-in për finalen e Botërorit. Bota “mban frymën” për Francë–Spanjë

Franca dhe Spanja përballen në Dallas në gjysmëfinalen e parë të Botërorit 2026, me synimin për të siguruar finalen e 19 korrikut në “MetLife Stadium”, ku i pret fituesi i çiftit Angli–Argjentinë. Dy skuadrat takohen sërish dy vite pas suksesit 2-1 të Spanjës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, ndërsa vëmendja është te dueli mes Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal. Më 5 qershor 2025, Spanja fitoi 5-4 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, me Yamal autor të dy golave dhe Mbappe të një goli. Megjithatë, ky Botëror ka treguar një Francë më të fortë. Ekipi i Didier Deschamps nuk ka pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt, duke kaluar Norvegjinë, Suedinë dhe Marokun. Spanja, ndërkohë, hasi vështirësi ndaj Portugalisë dhe Belgjikës, duke siguruar...